Në Rusi plas skan dali. Mirlind Daku sulmohet nga tifozët e Zenitit. Incidenti ndodhi më 12 gusht në Shën Petersburg gjatë raundit të dytë të fazës së grupeve të Kupës së Rusisë.
“Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i RFU-së do të shqyrtojë episodin me thirrje ofenduese nga tifozët e Zenitit të Shën Petersburgut, drejtuar sulmuesit të Rubin të Kazanit, Mirlind Daku”, tha për “RIA Novosti” kreu i komitetit, Artur Grigoryants. Incidenti ndodhi më 12 gusht në Shën Petersburg, në raundin e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Rusisë “RPL”, në të cilën Zeniti mposhti Rubinin 3-0.
Mirlind Daku, sulmuesi i ekipit të Kazanit, shënoi një gol, por ai u anulua pas ndërhyrjes së VARit. Në verë, Zeniti tregoi interes për transferimin e sulmuesit shqiptar, por marrëveshja nuk u realizua dhe Rubin ia zgjati kontratën futbollistit 27- vjeçar. “Në ndeshjen ZenitRubin do të shqyrtojmë brohoritjet masive të përsëritura me shprehje fyese nga tifozët e ekipit vendas, drejtuar sulmuesit të ekipit mik, Mirlind Daku”, tha Artur Grigoryants. Mbledhja do të zhvillohet më 20 gusht.
A po mendon Daku për Fiorentinën?
Duke folur për heronjtë e ndeshjes së fundit të Rubin Kazanit, për herë të parë pas një kohe të gjatë, Daku nuk ishte në qendër të vëmendjes. Ai e mbylli ndeshjen pa rezultat konkret. Shqiptari tashmë i ka mësuar të gjithëve se ose shënon, ose jep një asist në çdo ndeshje. Dhe media po flet aktivisht për interesin e Fiorentinës për shqiptarin. Këtë herë, dy gjuajtje, një pozicion jashtë loje, katër duele të fituara në luftën për pozicion nga 14 të tilla.
Para ndeshjes, Alba (trajneri kundërshtar) tha se u dha rekomandime mbrojtësve se si ta ndalonin Dakun. Pas ndeshjes, mund të themi se udhëzimet e tij funksionuan. Daku nuk shënoi. “Çfarë rekomandimesh? Mos e lini Dakun të luajë një me një dhe në momentin e presionit, kur topi shkoi në krah. Ne luajtëm me kujdes. Jam i lumtur për vijën mbrojtëse”, tha trajneri i Rostovit. Për të qenë i drejtë, duhet thënë se Daku u hap në zona, por nuk mori pasime të sakta.