Skandali në një kopsht privat/ Fëmija 3-vjeç del i dhunuar, prindërit akuzojnë edukatoret: Më doli djali i mbuluar me…

1
skandali-ne-nje-kopsht-privat/-femija-3-vjec-del-i-dhunuar,-prinderit-akuzojne-edukatoret:-me-doli-djali-i-mbuluar-me…
Skandali në një kopsht privat/ Fëmija 3-vjeç del i dhunuar, prindërit akuzojnë edukatoret: Më doli djali i mbuluar me…

Një tjetër rast dhunimi është regjistruar në një nga kopshtet e vendit tonë. Kësaj here kemi të bëjmë me kopshtin “Qendra Siar” në Mëzes Fushë, ku një i mitur 3-vjeçar thuhet se është dhunuar nga edukatoret.

Ka qenë vetë nëna e 3-vjeçarit ajo e cila ka denoncuar me foto dhunën që pretendon se i është ushtruar djalit të saj.

Për JOQ, ajo ka bërë me dije se i biri ka qenë viktimë e dhunës, si nga një fëmijët tjetër në kopsht, po ashtu edhe nga edukatoret.

Sipas nënës, një ditë kishte shkuar ta merrte pas përfundimit të orarit, por ishte përballur me drejtoreshën e këtij kopshti, Erviola Truka, e cila i ishte drejtuar duke i thënë se kishin bërë një “gabim”.

Në atë moment, nëna ka vënë re se fytyra e fëmijës ishte e mbuluar me krem dhe drejtoresha i tha se kishte ndodhur një zënkë midis fëmijëve. Mirëpo, kur e kishte parë fëmijën tjetër kishte vënë re që ai nuk i kishte dhëmbët e përpara dhe sipas saj kanë qenë edukatoret e kopshtit ato të cilat kanë goditur me shuplakë djalin e saj.

Teksa ka kërkuar shpjegim nga drejtoresha , nëna e shqetësuar dhe e alarmuar për djalin e saj është përballur me një fjalor aspak adekuat nga Erviola Truka.

“Jam prind i një fëmije 3-vjeçar, i cili deri para disa ditësh frekuentonte kopshtin “Qendra Siar”, me drejtoreshë Erviola Truka, në Mezez-Fushë.

Një ditë mora djalin nga kopshti në një gjendje të rëndë, pa qenë i lajmëruar më parë për incidentin e ndodhur. Më thanë vetëm se e kishte kafshuar një fëmijë tjetër. Por, kur e pashë atë fëmijë pas dy ditësh, vura re se nuk kishte fare dhëmbë përpara.

Komunikimi me drejtoreshën ishte i mangët, pa mbajtur përgjegjësi dhe pa dhënë asnjë shpjegim për atë që kishte ndodhur. Ajo më premtoi se do të më jepte pamjet nga kamerat e sigurisë, por pas disa kohësh mora vetëm një mesazh, ku më kërkonte të mos e çoja më fëmijën në kopsht. Ky moment përkoi edhe me largimin e edukatores nga institucioni.

Nga drejtoresha kam marrë mesazhe kërcënuese dhe mallkime. Për më tepër, ajo ka nisur një fushatë ndaj prindërve të tjerë, duke e etiketuar fëmijën tim si agresiv dhe problematik”, shkruan ajo në denoncim, ndërkohë që ka publikuar edhe fotot nga biseda me drejtoreshën e këtij kopshti.