
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë se po monitorohen dhe kontrollohen në çdo hapësirë publike dhe privat me kamera nga kryeministri Edi Rama. Berisha shkruan në një postim në rrjetet sociale se ““smart city” i Edi Ramës është në të vërtetë shteti policor më i rrezikshëm në planet”, dhe se janë instaluar kamera në çdo shkollë apo shkallë pallati.
Kryedemokrati thekson se as sigurimi i shtetit nuk ka pasur kurrë një rrjet kaq të frikshëm spiunimi.
“Paralajmëroj shqiptarët se “smart city” i Edi Ramës është në të vërtetë shteti policor më i rrezikshëm në planet! Përgjime. Kontroll me kamera në çdo shkollë. Në çdo shkallë. Në çdo hapësirë publike dhe private. As sigurimi i shtetit nuk ka patur kurrë një rrjet kaq të frikshëm spiunimi”, shkruan Berisha.