Këngëtarja e njohur, Fifi, ka publikuar një shkrim emocional në “Instagram Story”.
Duke ndarë një fotografi me të birin, nga një thirrje telefonike, ajo ka thënë se i dhemb që s’mund të jetë nëna “perfekte” për të.
E angazhuar me punë dhe koncerte, Fifit shpeshherë i duhet të udhëtojë dhe të qëndrojë larg të birit për ditë të tëra, shkruan IndeksOnline.
E, duket se kjo gjë po e bren edhe artisten e famshme.
“A e din ca mdhem ma se shumti n’bote..? Qe s’muj me kon nana “perfekte” per ty, bir. E, kur ma qesin n’men kete fakt, hala ma shume m’djeg qe s’jom cdo dite afer teje. Ishalla ki mem fal bir”, shkroi Fifi.
Fifi ka një djalë, Theo Mal, që në prill mbushi 2 vjet jetë.