S’ngroh veç dielli në Dubai, Adelina përvëlon më shumë!

1

Këngëtarja dhe influencuerja shqiptare, Adelina Tahiri, ka ndezur rrjetin me postimin e saj të fundit nga Dubai.

E veshur me bikini të zeza, Adelina duket më në formë se kurrë, ndërsa shijon pushimet në një ambient luksoz buzë detit, shkruan Indeksonline.

“Nxehtësia nuk vjen vetëm nga dielli… sezoni ka filluar”, ka shkruar ajo në përshkrimin e postimit, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me pamjen e saj tërheqëse.

Fotot janë realizuar para një restoranti elegant, ku duket se artistja po shijon jetën me stil dhe vetëbesim.