Stuhia e papritur e shiut shkakton përmbytje/ Reshjet ekstreme shënuan të paktën 159 të vdekur

3
stuhia-e-papritur-e-shiut-shkakton-permbytje/-reshjet-ekstreme-shenuan-te-pakten-159-te-vdekur
Stuhia e papritur e shiut shkakton përmbytje/ Reshjet ekstreme shënuan të paktën 159 të vdekur

Një stuhi e papritur shiu me reshje ekstreme ka shkaktuar përmbytje të menjëhershme në veriperëndim të Pakistanit, duke shkaktuar të paktën 157 të vdekur. Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë në zonat përreth, si dhe në Indi, ku gjithashtu janë regjistruar përmbytje katastrofike.

Sipas zëdhënësit të shërbimeve emergjente në provincën Khyber Pakhtunkhwa, Mohammad Suhail, 78 trupa u gjetën në rrethin Buner deri në mesditën e së premtes, ndërsa 79 të tjerë u nxorën më vonë nga rrënojat e shtëpive të shembura dhe fshatrave të përmbytur.

“Bilanci i viktimave mund të rritet, pasi ende po kërkojmë për dhjetëra persona të zhdukur,” deklaroi Suhail.

Në një tjetër ngjarje tragjike, një helikopter që transportonte ndihma për zonat e prekura në rrethin Bajaur u rrëzua për shkak të motit të keq, duke lënë të vdekur të pesë personat që ndodheshin në bord.

Reshjet e dendura dhe të lokalizuara janë gjithnjë e më të shpeshta në rajonet malore të Indisë dhe Pakistanit. Ekspertët theksojnë se këto fenomene janë përkeqësuar për shkak të krizës klimatike dhe zhvillimeve të pakontrolluara urbane në rajonet malore. Në Buner të Pakistanit, përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në fshatra dhe është shpallur gjendje emergjente.

after content