Stuhia në Tiranë, 23 persona kërkuan ndihmë në spital, katër prej tyre ende aty me goditje në kokë

1
stuhia-ne-tirane,-23-persona-kerkuan-ndihme-ne-spital,-kater-prej-tyre-ende-aty-me-goditje-ne-koke
Stuhia në Tiranë, 23 persona kërkuan ndihmë në spital, katër prej tyre ende aty me goditje në kokë

Stuhia e fuqishme përfshiu vendin ditën e sotme, duke shkaktuar dëme materiale të mëdha por dhe lëndime te disa qytetarë.

Në Tiranë, për shkak të goditjeve nga era e fortë, 4 persona janë dërguar në spital, ndërsa total 23 individë janë paraqitur për ndihmë mjekësore.

Të lënduarit, përfshirë një burrë dhe tre gra, janë me moshë 64, 55, 49 dhe 37 vjeç. Ata kanë pësuar dëmtime në kokë, kryesisht nga goditjet që ka shkaktuar stuhia.

Ata po trajtohen në Spitalin e Traumës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.