Takimi i Dafinës dhe Feros s’paska qenë aspak i rastësishëm

2

Pak ditë më parë, reperi Fero u shfaq në krah të Dafinës, këngëtares që aktualisht është në pritje të ëmbël, pas martesës me Kreshnik Gjergjin.

Fillimisht, fotografia e publikuar u interpretua si një takim i rastësishëm, por kush i njeh mirë prapaskenat, e dinte që nuk ishte thjesht kaq.

Në fakt, gjithçka ishte shumë më e menduar se kaq.

Takimi i fundit i Feros me Arianin, vëllain e Kreshnikut dhe kunatin e Dafinës në jug të Shqipërisë, është shenja e qartë që projekti muzikor mes Dafinës dhe Feros po vjen.

Dhe jo vetëm që po vjen, por ka nisur të marrë formë konkrete.

Burime të sigurta për Prive By Liberta Spahiu konfirmojnë se dyshja janë në përgatitjet e fundit për një bashkëpunim muzikor.

Kënga ritet të jetë një mega, mega hit, që do të shpërthejë këtë verë dhe të bëhet himni i shumë playlist-ave shqiptare. A do të jetë një këngë që flet për dashuri, rebelim, apo ndoshta një rikthim me mesazh për industrinë?

Një gjë është e sigurt! Kur Dafina dhe Fero bashkohen, asgjë nuk është rastësi.