Takimi Putin-Trump në Alaska, vjen reagimi i parë nga Erdogan

4
takimi-putin-trump-ne-alaska,-vjen-reagimi-i-pare-nga-erdogan
Takimi Putin-Trump në Alaska, vjen reagimi i parë nga Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka komentuar mbi samitin e zhvilluar në Alaskë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin, duke e cilësuar si një zhvillim shpresëdhënës për mbarimin e konfliktit në Ukrainë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Erdogan shprehu mbështetjen e tij për bisedimet dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në këtë proces paqësor.

Ai theksoi se një dialog i tillë mund të shërbejë si bazë për ndërtimin e një paqeje afatgjatë.

“Turqia mbetet e përkushtuar për të dhënë ndihmesën e saj në çdo nismë që synon vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon,” u shpreh ai.

after content