Tara shkëlqen në semimaturë, Teuta ndan momentet e veçanta

8

Teuta Krasniqi ka emocionuar ndjekësit në rrjete sociale me një postim të veçantë për vajzën e saj, Tarën, e cila ka festuar semi-maturën.

Aktorja e njohur ka ndarë disa fotografi të Tarës, duke i uruar sukses dhe fat në rrugëtimin e saj.

“Semi maturantja ime Tara. Paç shëndet dhe të priftë e mbara ty dhe gjithë gjeneratës tënde”, shkroi Teuta në përshkrimin e postimit.

Tara po e përmbyll një kapitull për të nisur një të ri. Shumë urime Tarës dhe suksese në shkollë të mesme!