
Kapiteneria e Portit Sarandë i ka ardhur në ndihmë nga një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor, në Gjirin e Kakomesë.
Pas marrjes së kërkesës për ndihmë në vendin ku ndodheshin turistët, u nis mjeti lundrues i Kapitenerisë, i cili bëri rimorkimin e mjetit drejt Gjirit të Limionit, duke siguruar mbërritjen e tyre të sigurt.
Njoftimi i Policisë:
‘Sot, rreth orës 18:00, Kapiteneria e Portit Sarandë mori një kërkesë për ndihmë nga një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor, në Gjirin e Kakomesë.
Menjëherë u nis mjeti lundrues i Kapitenerisë, i cili bëri rimorkimin e mjetit drejt Gjirit të Limionit, duke siguruar mbërritjen e tyre të sigurt.
U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të kryejnë kontrollet e nevojshme përpara nisjes, për të siguruar lundrime të qeta e të sigurta’.