“Të degjeneroj…”/ Gati sa nuk u konfrontuan fizikisht përballja në GJKKO, Dumani-Alibejt: Do t’më nxjerrësh mashtrues

1

Kanë vijuar sërish tensionet, gati në konfrontim fizik mes dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibejn, edhe pse gjyqi u shty për të martën e ardhshme.

Teksa palët po dilnin nga salla, Nuredin Dumani vijoi me ofendime ndaj Erion Alibaj e madje duke tentuar të konfrontohet me të fizikisht.

“Të degjeneroj … o të … do me më nxjerr m’u mashtrues…”, citohet të ketë thënë Dumani gjatë tentativës për t’u konfrontuar me Alibejn.

Edhe Alibej iu kthye me disa fjalë që nuk u dëgjuan, por ka qenë ndërhyrja e oficerëve të mbrojtjes së dëshmitarëve që shmangu konfrontimin fizik mes bashkëpunëtorëve të drejtësisë.