“Të martën kulmi i të nxehtit…”, meterologu: Të mërkurën nis …

3
“te-marten-kulmi-i-te-nxehtit…”,-meterologu:-te-merkuren-nis-…
“Të martën kulmi i të nxehtit…”, meterologu: Të mërkurën nis …

Meteorologu Hakil Osmani bëri të ditur se Shqiperia të përjetojë një tjetër valë të të nxehtit afrikan në ditët në vijim, me temperatura që në disa zona do të arrijnë deri në 42 gradë Celsius.

Sipas tij, kulmi i të nxehtit do të jetë deri ditën e martë, ndërsa nga mesjava pritet një tërheqje graduale e masave të nxehta të ajrit.

“Deri të martën do të kemi temperaturat më të larta të javës, ku në qarqet e Beratit dhe Shkodrës pritet të regjistrohen vlera deri në 42 gradë Celsius,” tha Osmani.

Ai shtoi se nga dita e mërkurë do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave si pasojë e zhvendosjes së masave të nxehta të ajrit.

“Duke nisur nga e mërkura, presim një freski relative, me rënie të temperaturave prej rreth 5 gradë, kryesisht në zonat e brendshme dhe juglindore të vendit,” u shpreh meteorologu.

Gjatë fundjavës, konkretisht të enjten, të premten dhe të shtunën, nuk përjashtohen rrebeshet e izoluara të shiut.

Sa i përket ditëve të mbetura të muajit gusht, meteorologu Osmani tha se moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm, megjithatë në disa zona, veçanërisht në gjysmën lindore të vendit, priten edhe rrebeshe të shkurtra shiu.

“Deri në datat 26-27 gusht, moti do të mbetet në përgjithësi i kthjellët, me kalime të lehta vranësirash.

Rrebeshet e shkurtra do të jenë të përqendruara në zonat lindore dhe do të zgjasin rreth 30 minuta. Në bregdet nuk priten reshje apo vranësira.

Në fund të muajit, pritet një tjetër rritje e temperaturave si pasojë e afrimit të masave ajrore nga Afrika e Veriut,” – përfundoi Osmani.

after content