Të përfshirë në rrjetin e trafikut të k*kainës, arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë në Itali

1
te-perfshire-ne-rrjetin-e-trafikut-te-k*kaines,-arrestohen-2-te-rinjte-shqiptare-ne-itali
Të përfshirë në rrjetin e trafikut të k*kainës, arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë në Itali

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia në Itali, të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Mësohet se shqiptarët janë arrestuar në dy aksione të veçuara në Spoleto dhe Fano, ndërsa janë sekuestruar rreth 90 doza kokainë dhe valutë cash.

Në aksionin e parë, karabinierët e Spoleto arrestuan në flagrancë një 23-vjeçar shqiptar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen. I riu u ndalua gjatë një kontrolli rrugor ndërsa drejtonte një automjet. Kontrolli pasues çoi në zbulimin e afërsisht 20 gramëve kokainë, të ndarë tashmë në 37 doza të vulosura. Gjithashtu u gjetën 780 euro cash, që u sekuestruan.

Ndërkohë, në Fano u ndalua një 22-vjeçar shqiptar, i arrestuar edhe disa javë më parë për të njëjtin krim. Oficerët e ndaluan për kontroll dhe e gjetën me 14 doza kokaine. 37 të tjera u zbuluan në motelin ku ai po qëndronte. U sekuestruan gjithsej 51 pako kokainë dhe 500 euro.