
Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë zjarri që janë regjistruar paraditen e sotme në zonën e Kombinatit, në rrugën “Petraq Leka”.
Sipas bluve të kryeqytetit, është qëlluam me armë në drejtim të një mjeti në lëvizje, në të cilin ndodhej shtetasi me iniciale E. K., 37 vjeç.
Të shtënat mësohet se kanë ardhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, gjeneralitet e të cilit nuk jepen, për shkak se hetimi vijon.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:10, në rrugën “Petraq Leka” dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, gjeneralitet e të cilit nuk jepen, për shkak se hetimi vijon.
Po punohet intensivisht për dokumentimin e rrethanave të rastit si dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.