Pas temperaturave përvëluese të ditëve të fundit, vendi ka nisur të përjetojë një rënie graduale të temperaturave. Tashmë fundjava ishte më e freskët dhe të tilla do të jenë dhe ditët që pasojnë.
Sipas Anira Gjonit nga insituti i gjeoshkencave termometri nuk pritet të kalojë shifrën e 35 apo 36 gradëve Celsius, duke e mbajtur klimën brenda normales për këtë periudhë të gushtit.
“Duke qenë se përgjatë fillimit të kësaj jave përjetuam temperature shumë të nxehta, ishte një masë e nxehtë që qëndroi disa ditë në vendin tone dhe çoi në temperatura shumë të larta sa I takon temperaturave maksimale të ajrit gjithashtu solli dhe rritjen me disa grade të temperaturave minimale të ajrit por presim që të kemi një rënie graduale përsa I përket temperaturave të ajrit dhe një përmirësim të situates”.
Sipas saj Paralelisht me temperaturat, vendi do të përballet edhe me reshje të herëpashershme në formë shtrëngatash afatshkurtra, të cilat do të prekin pothuajse të gjitha qarqet e vendit.
“Temperaturat për javën që vjen nuk presim që të kalojnë 35-36 gradë. Sigurisht që vera nuk ka ikur akoma, do ketë sërish ditë të nxehta por nuk presim të kemi temperatura që I afrohen 40 gradë. Do të kemi reshje të here pas hershme, të shkurtra në formën e shtrëngatave”.
Metereologët theksojnë se e hëna dhe e marta shënuan temepratura rekord që shkuan deri në 43 gradë.