Tenton të vjedhë një shtëpi në Tiranë, por i riu kapet nga i zoti dhe rrihet keq fare

2
tenton-te-vjedhe-nje-shtepi-ne-tirane,-por-i-riu-kapet-nga-i-zoti-dhe-rrihet-keq-fare
Tenton të vjedhë një shtëpi në Tiranë, por i riu kapet nga i zoti dhe rrihet keq fare

Një 33-vjeçar e ka pësuar keq në Tiranë, pasi sipas policisë, në momentin që ka tentuar të vjedhë me dhunë në një banesë në kryeqytet, është përballur me të zotin e shtëpisë, i cili ka arritur ta neutralizojë duke e goditur me grushte.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.Z., 33 vjeç, ndërsa ka proceduar penalisht pronarin e banesës me arsyetimin se ka vepruar në kushtet e vetëgjyqësisë.

“U arrestua shtetasi A.Z., 33 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S.L., pasi dyshohet se 33-vjeçari ka tentuar të vjedhë me dhunë në banesën e shtetasit S.L., i cili, me vetëgjyqësi, e ka goditur me grushte”, thuhet në njoftimin e policisë.