Tërmeti në kabinet/ Ish-këshilltarja e Ramës paralajmëron qeverinë e re: Asnjë ministër nuk ka…

1
termeti-ne-kabinet/-ish-keshilltarja-e-rames-paralajmeron-qeverine-e-re:-asnje-minister-nuk-ka…
Tërmeti në kabinet/ Ish-këshilltarja e Ramës paralajmëron qeverinë e re: Asnjë ministër nuk ka…

Në prag të shpalljes së kabinetit të ri më 11 shtator, ish-këshilltarja e kryeministrit Edi Rma, Ornela Çuçi komentoi sfidat dhe pritshmëritë nga qeveria Rama 4.

Çuçi theksoi se Shqipëria ka nevojë për një qeveri me pushtet real të teknikëve.

“Unë do të doja që më në fund të kishte një qeveri plotësisht teknike. Edhe pse teknikët na kanë dështuar herë pas here, pushteti duhet t’u jepet atyre. Nëse për çdo gjë vendos vetëm kryeministri, atëherë asgjë nuk mund të bëhet si duhet nga profesionistë”, tha Çuçi për një emision televiziv.

Në lidhje me premtimin e kryeministrit Rama se “asnjë ministër nuk do të qëndrojë më shumë se 5 vjet”, Çuçi u shpreh e bindur se vërtet nuk do të ndodhë.

“Në gjykimin tim po. Nuk besoj që do të jenë më në ministri”, tha ajo.

Sipas saj, kabineti i ri pritet të ketë ndryshime rrënjësore.

“Unë mendoj që Rama do të bëjë një qeverisje me figura të panjohura më parë, me njerëz të papërfolur, nga SPAK-u. Besoj që do të ndryshohen të gjithë ministrat, nga i Brendshmi deri tek ai i Drejtësisë. Nëse synimi numër një është BE-ja, atëherë duhet të kemi ministra teknike”, shtoi ish-këshilltarja.

Çuçi ndaloi edhe te pasardhësi politik të kreut të PS-së, duke theksuar mungesën e një figure të qartë që mund të trashëgojë lidershipin e Edi Ramës

“Sfida më e madhe e Ramës është të lërë institucione të trashëgueshme brenda PS-së. Nuk ka ende një pasardhës. Erion Veliaj e kishte karizmën e liderit, por fatkeqësisht nuk e shikoj të rikthehet në politikë.”

Të gjithë sytë janë tani nga 11 shtatori, kur pritet të zyrtarizohet kabineti i ri i qeverisë Rama 4. Kush do të ikë e kush do të vijë në qeveri, atë do ta shohim në pak ditë”, shtoi ajo.