‘Thes’ me para të falsifikuara/ Arrestohet ‘bankomati’ i mafies shqiptare, gjatë operacionit…

6
‘thes’-me-para-te-falsifikuara/-arrestohet-‘bankomati’-i-mafies-shqiptare,-gjate-operacionit…
‘Thes’ me para të falsifikuara/ Arrestohet ‘bankomati’ i mafies shqiptare, gjatë operacionit…

Ministri i Brendshëm i Ekuadorit njoftoi arrestimin e një biznesmeni të huaj në këtë vend me dyshimet se është i lidhur me mafien shqiptare. Biznesmeni italian Panfilo C, i njohur edhe si Benny Colonico njihet edhe si ‘bankomati’ i mafies shqiptare, pasi e ndihmon atë në pastrimin e parave në shuma të mëdha.

Këtë herë, gjatë një kontrolli në banesën e tij u gjet një sasi e madhe parash të falsifikuara. Ministri i Brendshëm, John Reimberg tha se biznesmeni është vendosur nën arrest në pritje të procesit gjyqësor.

Benny Colonico është një personazh kontrovers në Ekuador. Në qershor të vitit 2023, ai u rrëmbye nga një restorant që kishte në pronësi në qytetin e Guajakilit.

Gjatë operacionit për lirimin e tij u vra një nga kriminelët. Ndërkohë më herët, në janar të vitit 2023, ai u përfshi në një shkëmbim zjarri para një qendre tregtare. Biznesmeni është përfolur edhe për një lidhje me prezantuesen televizive Carolina Jaume. Madje ka pasur akuza se ai e ka përndjekur atë.

Arrestimi i biznesmenit italian cilësohet si shumë i rëndësishëm për të kuptuar se si funksionon mafia shqiptare, e cila trafikon tonelata me kokainë nga Ekuadori në drejtim të Europës.