Tiranë/ 41-vjeçari qëllon me thikë bashkëjetuesen, dalin detaje tronditëse nga plagosja

1
tirane/-41-vjecari-qellon-me-thike-bashkejetuesen,-dalin-detaje-tronditese-nga-plagosja
Tiranë/ 41-vjeçari qëllon me thikë bashkëjetuesen, dalin detaje tronditëse nga plagosja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Misto Mames në Tiranë, ku një 41-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij pas një debati për motive të dobëta.

Policia ka arrestuar autorin, ndërsa viktima ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Konflikti, sipas njoftimit zyrtar, ka nisur për arsye xhelozie dhe më pas ka degjeneruar në këtë ngjarje të dhunshme.

Thuhet se çifti kishte konflikte të vazhdueshme dhe viktima kishte bërë disa herë denoncime në polici, por shpesh i kishte falur ato.

Sipas burimeve për JOQ Albania, mbrëmjen e djeshme 41-vjeçari e ka goditur partneren 7 deri në 8 herë në pjesën e barkut dhe mushkërisë, duke i prerë edhe veshin. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe riafirmon rëndësinë e reagimit të shpejtë të policisë në raste dhune në familje.

after content