Tiranë – Zbardhet ngjarja e plagosjes me armë zjarri në zonën e Freskut Identifikohet autori dhe dy bashkëpunëtorët e tij; njëri prej tyre arrestohet

1
tirane-–-zbardhet-ngjarja-e-plagosjes-me-arme-zjarri-ne-zonen-e-freskut-identifikohet-autori-dhe-dy-bashkepunetoret-e-tij;-njeri-prej-tyre-arrestohet
Tiranë – Zbardhet ngjarja e plagosjes me armë zjarri në zonën e Freskut Identifikohet autori dhe dy bashkëpunëtorët e tij; njëri prej tyre arrestohet

Tiranë, 3 Gusht 2025 – Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Thoma Filipeu”, në zonën e Freskut, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 28-vjeçari J.A.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe dy bashkëpunëtorëve të tij.

Në vijim të veprimeve proceduriale:

U shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, Klejvis Caka (i njohur edhe me mbiemrin Lusha)

U arrestua shtetasi Xhonatan Qerimi, si bashkëpunëtor në këtë ngjarje

U shpall në kërkim shtetasi Andi Gurra, si bashkëpunëtor i tretë

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive në disa zona të Tiranës dhe më gjerë, me qëllim kapjen e autorëve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin e rrethanave, si dhe sekuestrimin e provave të tjera materiale që lidhen me rastin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

after content