Tjetër aksident i rëndë në vend, babë e bir përplasen nga makina

14
tjeter-aksident-i-rende-ne-vend,-babe-e-bir-perplasen-nga-makina
Tjetër aksident i rëndë në vend, babë e bir përplasen nga makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Lushnjë-Berat.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cinar, ku babë e bir janë përplasur nga një automjet.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lushnjës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.