Tjetër strofkull pr**titucion në Vlorë. Në hetim 2 punonjëse dhe 2 klientë. Në kërkim tutorja

2
tjeter-strofkull-pr**titucion-ne-vlore-ne-hetim-2-punonjese-dhe-2-kliente.-ne-kerkim-tutorja
Tjetër strofkull pr**titucion në Vlorë. Në hetim 2 punonjëse dhe 2 klientë. Në kërkim tutorja

Policia e Vlorës ka goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit në zonën e Ujit të Ftohtë. Bëhet me dije se aktiviteti ilegal i shfrytëzimit të prostitucionit zhvillohej në një apartament të marrë me qira nga një shtetase kineze. Gjithashtu policia ka identifikuar tutoren dhe organizatoren, një 36-vjeçare kineze me iniciale M.Y., e akuzuar për trafikim të personave të rritur.

Ndërsa në pranga kanë rënë dy gra kineze që ushtronin prostitucion, Q.Zh. 49 vjeçe dhe X.L. 42 vjeçe. Gjithashtu janë arrestuar edhe dy klientë, një 38-vjeçar shqiptar dhe një 25-vjeçar italian, të dy klientë. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Goditet një rast i shfrytëzimit të shtetaseve të huaja për prostitucion. Identifikohet dhe shpallet në kërkim një shtetase kineze, e dyshuar si organizatore e veprimtarisë kriminale. Zbulohet apartamenti ku ushtrohej prostitucioni, procedohen penalisht 2 shtetase të tjera të huaja që ushtronin këtë veprimtari kundrejt pagesës.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të shfrytëzimit të prostitucionit, bazuar edhe në informacionet e siguruara, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në një apartament të marrë me qira në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast: u shpall në kërkim shtetasja kineze M. Y., 36 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”; u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset kineze Q. Zh., 49 vjeçe, dhe X. L., 42 vjeçe, të dyshuara për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”, pasi ushtronin këtë veprimtari kundrejt pagesës; proceduan penalisht edhe shtetasi A. D., 38 vjeç, dhe shtetasi italian M. F., 25 vjeç, pasi u konstatuan në ambientet ku ushtrohej prostitucioni, në rolin e klientëve.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetases së shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

after content