Tragjike/ Autobusi rrëshqet nga ura dhe bie në lumë, aksidenti i rëndë shënon 18 viktima

2
tragjike/-autobusi-rreshqet-nga-ura-dhe-bie-ne-lume,-aksidenti-i-rende-shenon-18-viktima
Tragjike/ Autobusi rrëshqet nga ura dhe bie në lumë, aksidenti i rëndë shënon 18 viktima

Të paktën 18 persona u vranë dhe nëntë u plagosën në një aksident me autobus në Algjeri, njoftoi mbrojtja civile në atë vend.

Aksidenti ndodhi dje kur autobusi rrëshqiti nga ura dhe ra në lumin El Harash, ndërsa po lëvizte drejt El Hama, në Algjerinë qendrore, raporton shkrimi Figaro i shtypit algjerian.

Dy persona të plagosur janë në gjendje të rëndë. Shërbimet e emergjencës ndërhynë vonë pasditen e djeshme dhe bilanci përfundimtar i aksidentit nuk dihet ende.

Përcaktimi i rrethanave të sakta në të cilat autobusi ra në lumë është duke u zhvilluar, sipas mediave algjeriane. Presidenti algjerian Abdelmadjid Teboun shpalli një ditë zie në vend duke filluar nga e premtja në mbrëmje.

after content