Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, teksa sportisti italian, Mattia Debertolis ka ndërruar jetë gjatë Lojërave Botërore në Kinë. 29-vjeçari ndërroi jetë 4 ditë pasi u gjet pa ndjenja nga organizatorët gjatë një eventi sportiv në Chengdu, teksa shkaku i vdekjes së Debertolis është ende i panjohur.
“Pavarësisht se mori kujdes të menjëhershëm mjekësor nga ekspertë në një nga institucionet kryesore mjekësore të Kinës, ai ndërroi jetë”, thanë organizatorët e Lojërave Botërore në një deklaratë.
Lojërat Botërore janë një eveniment i larmishëm sportiv që mbahet çdo katër vjet për sporte që nuk janë të listuara në Lojërat Olimpike. Debertolis po merrte pjesë në finalen e garës së distancës së mesme për meshkuj, e cila u zhvillua në temperatura mbi 30 gradë
Orientimi është një sport në natyrë në të cilin pjesëmarrësit duhet të garojnë midis pikave të kontrollit të pashënuara duke përdorur një hartë. Ky sport kombinon aktivitetin fizik me leximin e hartës dhe zgjidhjen e problemeve. Italiani ishte pjesë e ekipit kombëtar italian dhe përfundoi i pesti në finalen e Kupës së Botës 2022.