Tri shenjat më me fat të zodiakut gjatë këtij muaji: A jeni edhe ju mes tyre?

2
tri-shenjat-me-me-fat-te-zodiakut-gjate-ketij-muaji:-a-jeni-edhe-ju-mes-tyre?
Tri shenjat më me fat të zodiakut gjatë këtij muaji: A jeni edhe ju mes tyre?

Shtatori është një muaj me një “stuhi” zhvillimesh astrologjike: dy eklipse, një hënor më 7 shtator dhe një diellor më 21, të cilët po ndikojnë në mënyrë aktive te shenjat e zodiakut. Si rezultat, disa duket se janë më të favorizuara dhe hyjnë në një periudhë ndryshimi, progresi dhe kthese pozitive.

Binjakët

Ndërsa Hëna lëviz në Peshq, hapet një valë e re intuite dhe zhvillimi emocional. Binjakët do rifitojnë paqen e brendshme dhe lehtësinë e komunikimit, pa pasur nevojë të sforcohen për asgjë. Gradualishtdo i lënë situatat të rrjedhin natyrshëm dhe do përfitojnë nga kjo paqe e brendshme përgjatë gjithë muajit.

Luani

Me të njëjtën Hënë (në boshtin e Peshqve), fillon një cikël për Luanët ku ata ndihen më të lehtësuar. Tanimë janë rikuperuar nga barrat e së kaluarës dhe janë gati për mundësi të reja. Vetëbesimi i tyre forcohet dhe rezultatet e përpjekjeve fillojnë të shfaqen shpejt në jetën e përditshme, duke ia vlejtur të gjithë sakrificat.

Bricjapi

Bricjapët tani ndihen më të qetë dhe më të hapur ndaj mundësive të reja. Kjo papritmas do u sjell atyre lajme të mira ose ndihmë nga personat që i rrethojnë, edhe nëse nuk e prisnin. Përpjekjet e tyre do të rezultojnë për mirë, në mënyra praktike.