Një plagosje me thikë është regjistruar në Mallakastër. Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas sherrit me një person tjetër.
Sherri dyshohet se ka nisur për motive të dobëta, por situata ka agravuar dhe 26-vjeçari ka goditur me thikë 45-vjeçari.
I plagosuri mori mjekim në spital dhe u largua për në banesë, ndërsa autori i dyshuar është në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër shpallën në kërkim shtetasin M. B., 26 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, një shtetas 45 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Punohet për kapjen e 26-vjeçarit