Tronditëse! Gjendet i copëtuar brenda në makinë këngëtari i njohur, ja çfarë dyshohet (Emri+Foto)

2
tronditese!-gjendet-i-copetuar-brenda-ne-makine-kengetari-i-njohur,-ja-cfare-dyshohet-(emri+foto)
Tronditëse! Gjendet i copëtuar brenda në makinë këngëtari i njohur, ja çfarë dyshohet (Emri+Foto)

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Hollywood Hills, Los Angeles, ku policia ka gjetur një trup të copëtuar dhe të dekompozuar

në bagazhin e përparmë të një makine Tesla që i përket këngëtarit të njohur D4vd (David Anthony Burke), autor i hitit botëror “Romantic Homicide”.

Automjeti ishte i braktisur dhe u pikas nga fqinjët për shkak të një ere të rëndë dhe të padurueshme që vinte nga makina. Pas ndërhyrjes së LAPD, brenda u gjet trupi, i cili ishte i mbështjellë dhe i copëtuar në mënyrë makabre.

Policia ka konfirmuar se kjo është një çështje hetimore për vdekje të dyshimtë dhe nuk ka dhënë ende detaje për identitetin e viktimës.

Ndërkohë, D4vd përmes menaxhmentit të tij ka deklaruar se po bashkëpunon plotësisht me autoritetet, por do të vazhdojë edhe turneun botëror të planifikuar, gjë që ka ngritur shumë diskutime dhe kritika në rrjetet sociale.

Hetuesit po presin rezultatet e autopsisë dhe analizave toksikologjike për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe rrethanat e sakta. Media amerikane shkruan se rasti ka ngjallur panik, duke qenë se D4vd është vetëm 19 vjeç dhe një nga emrat më të rinj në rritje të skenës muzikore.