Tronditet Tetova/ Të shtëna me armë zjarri, një i vdekur dhe 6 të plagosur, autorët shpallen në kërkim

1
tronditet-tetova/-te-shtena-me-arme-zjarri,-nje-i-vdekur-dhe-6-te-plagosur,-autoret-shpallen-ne-kerkim
Tronditet Tetova/ Të shtëna me armë zjarri, një i vdekur dhe 6 të plagosur, autorët shpallen në kërkim

Dëshmitarët që s’deshën të flasin para kamerës thanë se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe se makina nga ku u sulmua, u largua me shpejtësi.

Një 46-vjeçar nga Tetova humbi jetën nga incidenti i armatosur në Tetovë që ndodhi sot në mesditë në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, pas një shkëmbimit me armë zjarri nga dy automjete.

“Automjeti që është drejtuar drejt rrugës “113” është një automjet pasagjerësh “Ford Fiesta” me targa të Tetovës. Gjatë kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për targa të çregjistruara nga i njëjti automjet, në pronësi të personit E.M.(19) nga fshati Gajre e Tetovës.

Gjatë marrjes së masave, në kryqëzimin e rrugës “Bllagoja Toska” me rrugën “107” është gjetur një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, në pronësi të F.R.(46) nga Tetova, ndërsa brenda automjetit është gjetur një person i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, thonë nga SPB Tetovë.

Autoritetet janë vënë në kërkim të autorëve, ndërsa jozyrtarisht dyshohet që autorët të kenë lëvizur në drejtim të Jazhincës drejt kufirit me Kosovën. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për rast hasmërie mes familjeve rivale Terziu nga Tetova dhe një familje nga fshati Gajre.

after content