Trump propozon regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në SHBA, por pa llogaritur…

1
trump-propozon-regjistrimin-e-ardhshem-te-popullsise-ne-shba,-por-pa-llogaritur…
Trump propozon regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në SHBA, por pa llogaritur…

Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump tha se i ka kërkuar Departamentit të Tregtisë të përgatisë një regjistrim të ri, “shumë të saktë”, që bazohet vetëm në të dhënat aktuale dhe përjashton emigrantët pa dokumente.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që regjistrimi i ardhshëm i popullsisë në SHBA të mos përfshijë personat që ndodhen ilegalisht në vend.

“Personat që ndodhen ilegalisht në vendin tonë NUK DO TË LLOGARITEN NË REGJISTRIM”, shkroi ai, duke nënkuptuar një përpjekje për të ndikuar ndarjen e vendeve në Kongres, e cila bazohet në shifrat e regjistrimit të popullsisë në çdo shtet.

Kjo lëvizje vjen në kuadër të përpjekjeve të republikanëve për të riorganizuar zonat elektorale në favor të tyre, veçanërisht në shtete si Teksasi dhe Ohio.

Sipas Qendrës Pew Research, përjashtimi i emigrantëve pa dokumente nga regjistrimi mund të kishte sjellë humbje të vendeve në Kongres për disa shtete si Kalifornia që në regjistrimin e vitit 2020.

Trump shtoi se regjistrimi i ri do të bazohet në rezultatet dhe informacionet e marra nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Kushtetuta amerikane kërkon që regjistrimi i popullsisë të bëhet çdo 10 vjet dhe të përfshijë “të gjithë njerëzit që jetojnë në çdo shtet”, përfshirë emigrantët pa dokumente.

after content