
Larsa Pippen, ylli i serialit realiteti ‘Real Housewives of Miami’, u pa duke shijuar plazhin në Miami, e veshur me bikini rozë Versace që kushtojnë 950 dollarë.
Ylli 50-vjeçar i reality show-t ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj tërheqëse dhe shumë veta kanë vënë re të pasmet e saj të tonifikuara. Edhe pse më parë u përfol se ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale tre vjet më parë, Larsa i mohoi këto akuza dhe tha se të pasmet e saj janë rezultat i ushtrimeve të forta.
Larsa njihet me nofkën “mbretëresha e skandaleve” dhe është e martuar me ish-basketbollistin Scottie Pippen për 20 vjet , me të cilin ka katër fëmijë.
Përveç martesës së saj me Pippen, ajo njihet edhe për shumë lidhje të tjera të trazuara. Njëra prej tyre është me djalin 34-vjeçar të Michael Jordan, Marcus Jordan (34), me të cilin ishte në një lidhje për dy vjet. Çifti u nda në mars të vitit 2024.
Ylli i reality show-t është aktualisht në një lidhje me ish-basketbollistin Jeff Coby (31), i cili është 19 vjet më i ri.