Turisti francez kapet në Tiranë me 8.2 gr kanabis, flet në gjyq: S’e dija që në Shqipëri ndalohej!

4
turisti-francez-kapet-ne-tirane-me-8.2-gr-kanabis,-flet-ne-gjyq:-s’e-dija-qe-ne-shqiperi-ndalohej!
Turisti francez kapet në Tiranë me 8.2 gr kanabis, flet në gjyq: S’e dija që në Shqipëri ndalohej!

Ardhja në Shqipëri per turizem nuk ka shkuar mirë për një 19-vjeçar nga Franca. Të nesërmen e mbërritjes bashkë me familjen në Tiranë, francezi me iniciale K. L. është arrestuar, pasi policia ka gjetur në çantën marsup të tij një sasi prej 8.2 gramë kanabis.

I riu është kontrolluar nga policia teksa po udhëtonte menjë taksi që kishte marrë tek ish-blloku drejt një hoteli në Fushë-Krujë.

Pas 48 orësh në paraburgim, ai është përballur me gjykatën, e cila ka vendosur lirimin e tij. Sipas gjykatës, hetimi ndaj tij për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” do të vijojë në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Në sallën e gjyqit, 20-vjeçari ka shfaqur pendesë, duke pretenduar se nuk kishte pasur dijeni se në Shqipëri nuk lejohej mbajtja e kanabisit.

“Kam ardhur në Shqipëri për të vizituar vendin, së bashku me familjen time. Dua të them se lëndën narkotike e kam blerë në rrugë pranë një diskoteke të cilës nuk ja mbaj mend emrin, tek një person të cilin nuk e njoh.

Dua të them se lëndën narkotike e kam blerë për përdorim vetjak pasi kam një kohë prej gjashtë vitesh që e konsumoj. Nuk kam pasur dijeni që në shtetin shqiptar nuk lejohej konsumimi i lëndëve narkotike, gjithashtu dua të shtoj se jam në gjendje shumë të rënduar emocionale dhe shëndetësore”, tha një turisti francez K. L.

Fakti që turisti 19-vjeçar nuk ka pasur dijeni për legjislacionin penal në Shqipëri është marrë në konsideratë edhe nga prokurorinë sallën e gjyqit në masën e kërkuar, por edhe nga gjyqtarja Adelajda Gjuzi.

Ne vendimin e caktimit të masës gjykata ka arsyetuar se “sasia e lëndës që i është gjetur është e vogël, 8.2 gram bashkë me ambalazhin, forma e kryerjes së veprës është më e lehta, me anë të mbajtjes” dhe faktin se i dyshuari vjen nga një kulturë e ndryshme sa i takon vlerësimit nga shteti si vepër penale të mbajtjes për përdorim të lëndëve narkotike./a2 cnn

after content