“Turizmi Ramaduros”/ Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Shpërthejnë ujërat e zeza në mes të rërës në Durrës

1
“turizmi-ramaduros”/-berisha-publikon-denoncimin-e-qytetarit:-shperthejne-ujerat-e-zeza-ne-mes-te-reres-ne-durres
“Turizmi Ramaduros”/ Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Shpërthejnë ujërat e zeza në mes të rërës në Durrës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital, ku tregohen pamje të ujërave të zeza në mes të rërës në plazhin e Shkëmbit të Kavajës. Qytetari thotë se pasditen e sotme, në këtë zonë u shfaq një fenomen alarmant, një shpërthim i ujërave të zeza mes rërës dhe pushuesve, duke krijuar kushte të pasiguruara dhe shumë të papërshtatshme për të gjithë ata që ndodheshin aty, veçanërisht për turistët e huaj.

Postimi i Berishës:

Turizmi Ramaduros jo vetëm i tritolit, por dhe i gjirizeve. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!për shpërthimin e Ujërave të Zeza në Plazhin e Shkëmbit të Kavajës, Durrës Përshëndetje!Dua të denoncoj një ngjarje shqetësuese që ndodhi në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, në qytetin e Durrësit. Pasditen e sotme, në këtë zonë u shfaq një fenomen alarmant: një shpërthim i ujërave të zeza mes rërës dhe pushuesve, duke krijuar kushte të pasiguruara dhe shumë të papërshtatshme për të gjithë ata që ndodheshin aty, veçanërisht për turistët e huaj.Një grup i madh turistësh që po kalonin pushimet e tyre në këtë zonë ishin të tronditur dhe skandalizuar nga ky incident.

Pamja ishte shqetësuese, duke krijuar një ndjesi të padurueshme dhe të papranueshme për cilësinë e ujit dhe kushtet e sigurisë në plazh. Kjo ngjarje dëshmon për mungesën e infrastrukturës dhe investimeve për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve dhe turistëve.Apeloj për ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale dhe qeveritare për të pastruar këtë zonë dhe për të marrë masa për të parandaluar përsëritjen e një ngjarjeje të tillë në të ardhmen. Përshtatja e kushteve për turizmin dhe ruajtja e mjedisit janë thelbësore për të garantuar sigurinë dhe kënaqësinë e pushuesve.Me shpresë për një ndërhyrje të shpejtë dhe përmirësim të situatës.

after content