‘U bën qejfin të burgosurve’, Efi reagon pas lajmeve për të

6

Ish banorja e Big Brother Albania 2, Efi Dhedhes, është perballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar ne burgje.

Një ndjekëse e ka akuzuar atë publikisht se eshtë përfshirë në një listë vajzash të njohura te showbiz-it shqiptar që dyshohet se takojnë të burgosurit në qeli.

“Të ka dal emri qe u bën qejfin të burgosurve”, ka shkruar ndjekësja në profilin e Efit.

Për këtë, Efi ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shprehet se kjo nuk është e vërtetë dhe se portalet që duan klikime duhet të ndalojnë së shpifuri.

“Dëgjoni tani se ju lashë, sa ju lashë të komentoni dhe të më bëni pis postimet e mia, tani them që të ndaloni, duhet të vendoset ndonjë ligj për shpifje, për këto pseudo portale që duan të bejnë klikime, nuk e di nga i marrin informacionet që janë kaq të sigurt, nuk më duket aspak e drejtë, qofsh personazh publik apo njeri i thjeshtë, une njeri jam, dhe nuk mendoj se fakti i të qenit personazh publik i jep te drejtën dikujt të flasë në këtë lloj menyre, nuk është se ma ndjen, nëse po e bëj këtë Story është se të lutem aman a u kënaqet, a mbaruat punë ju njerëzit e mjerë qe s’keni punë të tjera dhe jeni të palumtur, nese keni mbaruar pune më thoni që të vazhdoj të postoj prapë.

Për ta mbyllur, inicialet e mia janë I.Dh., jo E.Dh., u shpreh Efi.