U dënua me 5 vite/ Zbardhet vendimi, si autori i masakrës së Shkodrës fitoi lirinë para kohe

2
u-denua-me-5-vite/-zbardhet-vendimi,-si-autori-i-masakres-se-shkodres-fitoi-lirine-para-kohe
U dënua me 5 vite/ Zbardhet vendimi, si autori i masakrës së Shkodrës fitoi lirinë para kohe

Ragip Gila, 29-vjeçari i arrestuar për masakrën e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ishte emër i njohur për policinë.

Ragip Gila, 29-vjeçari i arrestuar për masakrën e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ishte emër i njohur për policinë.

Në dhjetor të vitit 2023, Gila u arrestua për arsenal armësh, pasi në banesën ku jetonte, iu gjetën sende që përdoreshin nga grupe kriminale në Shkodër dhe sasi të lëndëve narkotike.

Dy vite më parë atij iu sekuestruan 7 jelekë anti-plumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Për këtë ngjarje kriminale ai është dënuar me 5 vite burg, por në një vendim të 4 marsit të këtij viti që mban firmën e gjyqtarit Albert Keraj ai është liruar duke kryer vetëm 13 muaj burg.

Sikurse duket në vendimin e siguruar nga gazetari i Top Channel Klodian Zhivani, thuhet që Gila vihet në shërbim prove për 5 vite të mos kryejë asnjë vepër penale, mirëpo atij iu deshën vetëm 6 muaj për të kryer vrasje.

Top Channel