U diskutua për një lidhje me Don Xhon, Anisa i përgjigjet ndjekësve

3

Vetëm pak javë më parë, influencerja Almira Azemi njoftoi tërheqjen e saj nga rrjetet sociale, duke u shprehur se kishte nevojë për një pauzë për të rigjetur veten.

Por siç duket, kjo shkëputje nuk ka zgjatur shumë.

Aktualisht, Almira është rikthyer më aktive se kurrë, duke realizuar sesione pyetjesh me ndjekësit e saj në Instagram.

Një prej pyetjeve që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo nëse ajo ka qenë ndonjëherë në një lidhje me një reper.

Almira zgjodhi të mos japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke shkruar:

“Më pëlqen t’i bëj njerëzit kuriozë, ndaj nuk do ta merrni një përgjigje”.

Kujtojmë se Almira është përfolur më parë për një raport të mundshëm me reperin Don Xhoni, megjithëse asnjëherë nuk e ka konfirmuar publikisht këtë lidhje.