U fut në lumin Mat për të hedhur rrjetat, kush është peshkatari që dyshohet se u mbyt! Shoku i tij bëri denoncimin për zhdukjen

10
u-fut-ne-lumin-mat-per-te-hedhur-rrjetat,-kush-eshte-peshkatari-qe-dyshohet-se-u-mbyt!-shoku-i-tij-beri-denoncimin-per-zhdukjen
U fut në lumin Mat për të hedhur rrjetat, kush është peshkatari që dyshohet se u mbyt! Shoku i tij bëri denoncimin për zhdukjen

Dede Qoku është peshkatari që dyshohet se u mbyt në lumin Mat pasi u fut në ujë për të hedhur rrjetet.

Peshkatari, rreth 60-vjeç, u denoncua i zhdukur nga shoku i tij me iniciale D. Q., rreth orës 13:40.

Dyshohet se ai ishte futur në ujë në afërsi të Urës së Zogut për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ishte rikthyer më në sipërfaqe.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet për gjetjen e trupit të Dede Qokut.

Ndërkohë, pritet ndërhyrja e ekipit të palombarëve të RENEA-s për të vijuar kërkimet në ujë.

Grupi hetimor ndodhet gjithashtu në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e incidentit.

after content