U kry çdo sen! Laerti merr lajmin e madh nga fansat

3

Fansat e Laert Vasilit janë organizuar për t’i dalur në ndihmë artistit të tyre të preferuar.

Duke e shpërndarë fjalën, ata janë dakorduar që të ndihmojnë financiarisht Laertin dhe nënën e tij, për të rinovuar banesën ku jetojnë, shkruan IndeksOnline.

Aksionin e bamirësisë ata e kanë shpërndarë me mesazhin që duhet vlerësuar lart kontributi dhe arti i Laertit.

“Ne, fansat e artistit Laert Vasili, frymëzuar nga dinjiteti me të cilin figura e tij publike u shpalos përpara miliona shqiptarëve, pa u dorëzuar ndaj një loje të pabarabartë që karshi tij kaloi limitet etike e morale, dhe të shqetësuar që si finalist ai nuk mori sa i takonte, kemi vendosur t’i shprehim mbështetjen tonë.

Ne, duam të kontribuojmë për Laertin, secili sipas mundësive, për t’i thënë që nuk është vetëm dhe së përkrahet nga shumë njerëz që duan artin e shkollën, dhe që vlerë3sojnë artistin dhe atdhetarin Laert Vasili.

Atë që nuk e bëri produksioni, do ta bëjmë ne, mbështetësit e tij. Kemi arritur të sigurojmë numrin e llogarisë bankare të Nëna Revekës. Banesa e tyre meriton të shpëtohet”, thuhet në njoftimin e fansave të Laertit.