“U paraqit nga Ulsiu me një vegël të ish-sigurimit”/ Kodi i ri Penal, Berisha: Ndëshkon qytetarët dhe mbron qeveritaret

2
“u-paraqit-nga-ulsiu-me-nje-vegel-te-ish-sigurimit”/-kodi-i-ri-penal,-berisha:-ndeshkon-qytetaret-dhe-mbron-qeveritaret
“U paraqit nga Ulsiu me një vegël të ish-sigurimit”/ Kodi i ri Penal, Berisha: Ndëshkon qytetarët dhe mbron qeveritaret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj draftit të ri të Kodit Penal, duke e cilësuar atë si një produkt të drejtpërdrejtë të qeverisë Rama dhe një instrument represiv ndaj qytetarëve.

Sipas tij, qëllimi i këtij kodi është të krijojë me qindra dhe mijëra raste të reja penale për të dënuar qytetarët me burg. Ai përmendi se në draft parashikohen ndëshkime edhe për gazetarët dhe lirinë e fjalës.

“Aty kishte gjëra të pabesueshme. Dënohej me burg ai që shkonte tek një biznesmen dhe meqë ky biznesmen ishte në një tjetër tratative për marrëdhënien e tij dhe ai i treti që i ofronte një gjë më të përshtatshme dënohej me burg. Pra goditej në zemër konkurrenca e lirë vetëm për të burgosur tjetrin. Por pasioni për burgun është i pakufijshëm”, tha Berisha.

Berisha: Në daljen time të parë pa arritur dot një vështrim të plotë e kam cilësuar atë si kodi penal i narkodiktaturës, i cili ndëshkon qytetarët dhe mbron qeveritaret. E vërteta është që unë kur bëra këtë deklaratë nuk kisha arritur ta lexoj, se ai doli një ditë të shtunë që e paraqiti Ulusiu me një vegël të ish sigurimit të shtetit, Arben Rakipin në krah, por sapo pashë Ulusiun kuptova që kodi vjen nga zyrat e Ramës.

Me ato nene që arrita të shoh konstatova se ai kod nuk kishte qëllim tjetër vetëm të shumëfishonte me qindra dhe mijëra raste veprën penale për të dënuar me burg qytetarin.

A mund të imagjinoni ju që ajo përveçse Rama kishte nxjerrë aty kode për të ndëshkuar gazetarët, për të ndëshkuar fjalën e lirë. Aty kishte gjëra të pabesueshme. Dënohej me burg ai që shkonte tek një biznesmen dhe meqë ky biznesmen ishte në një tjetër tratative për marrëdhënien e tij dhe ai i treti që i ofronte një gjë më të përshtatshme dënohej me burg. Pra goditej në zemër konkurrenca e lirë vetëm për të burgosur tjetrin. Por pasioni për burgun është i pakufijshëm.

after content