
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku, prej kohësh është përfolur për një romancë me muzikantin e njohur Patris Berisha.
Dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre lindën falë afërsisë që kanë treguar në disa raste, ku shpesh kanë shkëmbyer pëlqime, komente dhe postime që i kanë bërë ndjekësit të besojnë se mes tyre po lindte diçka më shumë se miqësi.
Kjo marrëdhënie e supozuar u kthye shpejt në temë diskutimi në mediat rozë, sidomos për faktin se të dy kanë preferuar të mos e komentojnë publikisht raportin e tyre.
Pavarësisht thashethemeve, Santiana dhe Patrisi dukeshin mjaft të afërt dhe kjo i jepte më shumë peshë aludimeve për një lidhje dashurie.