U tha se Santiana Maloku dhe Patris Berisha prishën raportet? Ky veprim i tyre ndez sërish rrjetin

1
u-tha-se-santiana-maloku-dhe-patris-berisha-prishen-raportet?-ky-veprim-i-tyre-ndez-serish-rrjetin
U tha se Santiana Maloku dhe Patris Berisha prishën raportet? Ky veprim i tyre ndez sërish rrjetin

Tash e disa muaj me radhë ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Santiana Maloku dhe Patrisë Berisha kanë qenë temë e diskutimit në mediat rozë.

Kjo për shkak të një raporti të afërte në mes tyre. Edhe pse të dy nuk kanë konfirmuar asnjëherë publikisht një lidhje, afrimiteti i tyre i shpeshtë në publik dhe në rrjete sociale i ka bërë fansat të aludojnë për diçka më shumë.

Dyshja u bë sërish temë diskutimi kur u vunë re se nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram. Megjithatë, duket se “krisja” nuk ka zgjatur shumë.

Tashmë Santiana dhe Patris janë parë sërish duke u ndjekur në këtë rrjet social, duke dhënë sinjal se raporti i tyre është rikthyer në normalitet.

Kjo lëvizje ka mjaftuar që fansat të komentojnë sërish për marrëdhënien e tyre, me disa që besojnë se bëhet fjalë për një miqësi të thjeshtë, ndërsa të tjerë janë të bindur se mes tyre ka diçka më tepër.