
Meda i jep fund aludimeve për ndarjen me Lulen, i dërgon puthje mes emisionit
Pas disa javësh të mbushura me zëra dhe spekulime për një ndarje të mundshme me bashkëshorten e tij, Lulen, këngëtari i njohur Meda vendosi t’i japë fund aludimeve gjatë një interviste për emisionin Prive.
Para nisjes së koncertit, Meda bëri atë që, siç tregon vetë, e bën gjithmonë: e telefonoi Lulen dhe i dërgoi një puthje asaj dhe fëmijëve të tyre.
Ky gjest i thjeshtë, por i ngrohtë, u pa si një mesazh i qartë për të gjithë ata që kishin vënë në dyshim marrëdhënien e çiftit.
Me këtë reagim, Meda jo vetëm që dëshmoi për stabilitetin në familjen e tij, por edhe përkushtimin ndaj Lules, duke treguar se dashuria e tyre është më e fortë se çdo zë që qarkullon në rrjet.