U vra me armë zjarri dhe u gjet nga kalimtarët, kush është 65-vjeçari ish polic! E kaluara e tij e errët! Frrok Lleshaj i dënuar më parë me 25 vite burg, ishte braktisur edhe nga familja

2
u-vra-me-arme-zjarri-dhe-u-gjet-nga-kalimtaret,-kush-eshte-65-vjecari-ish-polic!-e-kaluara-e-tij-e-erret!-frrok-lleshaj-i-denuar-me-pare-me-25-vite-burg,-ishte-braktisur-edhe-nga-familja
U vra me armë zjarri dhe u gjet nga kalimtarët, kush është 65-vjeçari ish polic! E kaluara e tij e errët! Frrok Lleshaj i dënuar më parë me 25 vite burg, ishte braktisur edhe nga familja

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në Vaun e Dejës në Shkodër. Ngjarja e rëndë u raportua rreth orës 21:00, në fshatin Paçram dhe policia e konfirmoi gjetjen e një trupi të pajetë, i cili dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri pistoletë, shumë pranë banesës së tij.

Viktima është identifikuar si Frrok Lleshaj, 65 vjeç, ish-efektiv i Policisë deri në vitin 1994. Forca të shumta policie shkuan në vendngjarje. Lleshaj mësohet se ka qenë më parë i dënuar për krimin e vrasjes së kushëririt të tij Dodë Lleshaj tre dekada më parë, ndaj edhe pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme.

Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar me 25 vite burgim në vitin 2006, izolim që e kishte përfunduar dy vite më parë, kur ishte liruar nga qelia.

“Në Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje”, tha policia vendore.

Pas daljes nga burgu, 65-vjeçari ishte braktisur nga familja e tij, gruaja dhe fëmijët. Lleshaj jetonte i vetëm dhe merrej me blegtori.

Paraprakisht bëhet me dije se 65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit Paçram mbrëmjen e sotme kur është qëlluar me armë zjarri dhe shkak dyshohet hakmarrja. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi menjëherë policinë.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve. Po verifikohet edhe aktiviteti i viktimës pas daljes nga burgu dy vite më parë./Gazeta Panorama

after content