GREQI- Disa orë pas krimit makabër të regjistruar në Volos është identifkuar autori dhe viktima. 36-vjeçarja e cila mbeti e vrarë në hyrje të pallatit ku jetonte me familjen është identifikuar si Marjola Nakoleci. Bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci është autori i ngjajes së rëndë.
40-vjeçari është në arrati ndërsa policia po punon për kapjen e tij. Shqiptarja fatkeqësisht nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra në qafë dhe shpinë. Sipas raportimeve ajo ndërroi jetë nga gjakderdhja.
Një nga vajzat ka folur shkurtimisht për mediat ku u shpreh se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. Këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër grindje dhe më pasi 40-vjeçari rrëmbeu një thikë e goditi gruan në qafë dhe shpinë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin