Ujku bën kërdinë në Lushnje! Sulmon tufën e bagëtive, 40 krerë të vrarë…

1
ujku-ben-kerdine-ne-lushnje!-sulmon-tufen-e-bagetive,-40-krere-te-vrare…
Ujku bën kërdinë në Lushnje! Sulmon tufën e bagëtive, 40 krerë të vrarë…

Një sulm i ashpër i ujqërve ka tronditur fshatin Karbunarë e Vogël në Lushnjë, duke shkaktuar dëme të mëdha në bagëtinë e një blegtori.

Rreth orës 03:30 të mëngjesit, ujku hyri në vathën e Namik Sinanit dhe sulmoi tufën prej 80 krerësh dhi e dele. Nga këto, 40 janë vrarë, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur e plagosur. Fillimisht, blegtori mendoi se bëhej fjalë për hajdutë, por më pas u përball me skenën e frikshme të ujkut që po mbyste bagëtitë.

Familjarët e tij tregojnë se prej kohësh në zonë janë parë tufa ujqërish, të cilat shpesh zbresin deri në qendrat e banuara. Vetëm dy javë më parë, një sulm tjetër kishte shënjestruar njëthundrakët.

Namik Sinani kërkon ndërhyrjen e shtetit për kompensimin e dëmeve, duke theksuar se një pjesë e tufës ishte e matrikulluar, ndërsa pjesa tjetër përbëhej nga krerë të rinj të shtuar së fundmi.

Banorët e Karbunarës shprehin frikën e tyre, pasi pylli i “Zgjanës”, që ndodhet pranë fshatit, është kthyer në strehë të ujqërve, numri i të cilëve është rritur ndjeshëm vitet e fundit.