Një rrëfim nga fronti i Donbasit tregon se si dy ushtarë rus, me emrat e betejës Miron dhe Kharon, janë infiltruar thellë pas linjave ukrainase për të dërguar koordinata te artileria ruse dhe për të goditur pozicionet e armikut. Ata përdorin një “armë” të pazakontë, mantelin termik, i ngjashëm me “mantelin e padukshëm” të Harry Potter-it.
Sipas raportimeve të kanalit Telegram pro-Kremlinit, Kotsnews, dy ushtarët mbuluan trupat me kapuçë dhe veshje të veçantë që fshehin nxehtësinë e trupit, duke i bërë pothuajse të padukshëm për dronët ukrainas me sensorë infra të kuqe. Manteli, i cili mund të blihet online nga 200 deri në 400 euro, shtrihet deri tek çizmet dhe përdor materiale sintetike “multispektër” për të mashtruar syrin njerëzor dhe sensorët elektronikë.
Teknika nuk është e re. Hezbollahu përdorte pajisje të ngjashme në vitin 2006 për të fshehur raketat nga dronët izraelitë. Sot, në Ukrainë, ushtarët rus përdorin këto mantela për të kaluar fushat e hapura dhe pyjet pa u vënë re. Pamjet e dronëve ukrainas tregojnë se ushtarët që kalojnë nëpër fusha të harruar duket sikur zhduken, duke u bërë “fantazma” për sensorët termikë.
Zyrtarët ukrainas paralajmërojnë se manteli termik është bërë i zakonshëm në Donbas, ku trupa ukrainase nuk arrin të mbulojë gjithë vijën e frontit. Ushtarët rus mund të avancojnë deri në 10 kilometra, të qëndrojnë të fshehur për ditë, të ndjekin lëvizjet e armikut dhe të japin koordinata për bombardime ose për të dërguar forca përforcuese./shkruan tvklan.al