Vajza pa nënën të mbuluar në gjak…/ Shqiptari vret gruan në Greqi! Autori i varur nga droga, vuante nga probleme të shëndetit mendor…(DETAJE)

2
vajza-pa-nenen-te-mbuluar-ne-gjak…/-shqiptari-vret-gruan-ne-greqi!-autori-i-varur-nga-droga,-vuante-nga-probleme-te-shendetit-mendor…(detaje)
Vajza pa nënën të mbuluar në gjak…/ Shqiptari vret gruan në Greqi! Autori i varur nga droga, vuante nga probleme të shëndetit mendor…(DETAJE)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në qytetin e Volosit, në Greqi, ku një familje shqiptare u trondit nga një krim brenda familjes.

Sipas raportimeve, kryefamiljari ka vrarë gruan e tij dhe më pas është arratisur, duke u larguar me vrap drejt rrugës Gladstone. Policia ka rrethuar zonën dhe po vijon kërkimet për autorin.

Burimet lokale bëjnë me dije se vajza e viktimës ishte ajo që telefonoi shërbimet e urgjencës, e tronditur nga pamja e nënës së saj të mbuluar me gjak në hyrje të pallatit.

Autoritetet raportojnë se kryefamiljari kishte probleme të mëparshme me shëndetin mendor dhe ishte në trajtim, por ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë sherr fatal. Mediat greke raportojnë se 40-vjeçari kishte probleme me drogën dhe verën e kaluar kishte tentuar t’i jepte fund jetës.

Banorët e zonës thonë se familja nuk ka pasur kurrë konflikte dhe nuk ka krijuar probleme me fqinjët.

Policia greke po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Policia greke po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.