Vazhdon aderimi i aktorëve në politikë – ‘Mimoza’ e serialit “Tre Gjermanët e Trashë” gjithashtu në garë për asambleiste në Prishtinë

3
vazhdon-aderimi-i-aktoreve-ne-politike-–-‘mimoza’-e-serialit-“tre-gjermanet-e-trashe”-gjithashtu-ne-gare-per-asambleiste-ne-prishtine
Vazhdon aderimi i aktorëve në politikë – ‘Mimoza’ e serialit “Tre Gjermanët e Trashë” gjithashtu në garë për asambleiste në Prishtinë

Një prirje e pazakontë po vërehet në skenën politike vendore: gjithnjë e më shumë aktorë po i bashkohen garës për zgjedhjet lokale.

Pas Vlorë Merovcit dhe Driada Matoshit, të cilat garojnë për Vetëvendosjen për pozitat e asambleisteve, një tjetër emër i njohur i skenës artistike ka vendosur t’i hyjë politikës.

Aktorja Flutura Zeneli, e njohur për rolin e saj në serialin ikonik “3 gjermanët e trashë”, ka vendosur të rikthehet në skenë – këtë herë jo atë artistike, por atë politike.

Pas një periudhe të gjatë larg syrit të publikut, Zeneli ka shpallur kandidaturën për Asamblenë Komunale të Prishtinës.

Ajo garon si pjesë e Listës Guxo dhe mban numrin 12 në listën e kësaj partie. Ky hap shënon një kthesë të papritur në karrierën e saj, duke u bashkuar me një valë figurash të njohura të artit që po provojnë forcën e tyre edhe në arenën politike.

Nëse ky trend do të shndërrohet në një fenomen afatgjatë, mbetet për t’u parë pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, ku publiku do të vendosë nëse këta emra të njohur do të arrijnë sukses edhe jashtë skenës së artit.

after content