Vdekja e 59-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare, çfarë thonë familjarët e të ndjerit! Detajet

1
vdekja-e-59-vjecarit-pas-nderhyrjes-ne-kliniken-dentare,-cfare-thone-familjaret-e-te-ndjerit!-detajet
Vdekja e 59-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare, çfarë thonë familjarët e të ndjerit! Detajet

Familjarët e 59-vjeçarit, i cili vdiq pas ndërhyrjes në klinikën dentare, nuk kanë ngritur dyshime për vdekjen e tij.

Sipas tyre, i ndjeri me iniciale SH. D., ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Jashtë kamerave, janë shprehur se ndarja nga jeta e tij ka përkuar rastësisht pas trajtimit dentar.

59-vjeçari, nga fshati Progër i Devollit, kishte shkuar në klinikën dentare pasditen e së hënës (18 Gusht) së bashku me dy djemtë dhe të afërm.

Pas kryerjes së një mbushjeje dentare, ai është ankuar disa herë duke thënë “s’jam mirë”, e më pas ka humbur ndjenjat.

Dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë infarkti, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit për të analizuar procedurat e ndjekura gjatë trajtimit.

Nga hetimet paraprake nuk rezulton të ketë ndonjë element që lidhet me ndonjë problem nga ana e dentistit, por vetëm pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore do të përcaktohet shkaku i vdekjes.

Gjatë mbrëmjes dentisti është shoqëruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll për t’u marrë në pyetje lidhur me rastin, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të vdekjes.

after content