Vdekja e dy të porsalindurve prematurë në Itali, detajet nga hetimet: Foshnjat dyshohet se u infektuan nga një bakter në detergjentët që përdorte spitali

2
vdekja-e-dy-te-porsalindurve-premature-ne-itali,-detajet-nga-hetimet:-foshnjat-dyshohet-se-u-infektuan-nga-nje-bakter-ne-detergjentet-qe-perdorte-spitali
Vdekja e dy të porsalindurve prematurë në Itali, detajet nga hetimet: Foshnjat dyshohet se u infektuan nga një bakter në detergjentët që përdorte spitali

Dy të porsalindur prematurë, me peshë nën një kilogram, humbën jetën javën e kaluar në spitalin San Maurizio të Bolzanos në Itali, pas një infeksioni të rëndë.

Autoritetet shëndetësore italiane vlerësojnë se infeksioni ka ardhur nga detergjenti që përdorte spitali, pasi bakteri u gjet në pipën dhe në dispenserët e sapunit që përdorej për larjen e gji-ushqyesve dhe biberonëve.

Bakteri, shkaktar i infeksionit nga Serratia marcescens, mund të jetë sjellë nga jashtë, nga dikush që ishte tashmë i kontaminuar dhe përdori dispenserët.

Një hipotezë tjetër është se dispenseri ishte tashmë i ndotur, por nuk përjashtohet as mundësia që bakteri të ishte brenda detergjentit që nga fillimi, para se të hapej.

Sipas New York Post, fëmijët kishin lindur në javën e 23-të dhe të 27-të të shtatzënisë dhe u prekën nga bakteri Serratia marcescens, një mikroorganizëm që mund të jetë fatal për personat me sistem imunitar shumë të dobët. Të dy të porsalindurit vdiqën më 12 dhe 13 gusht për shkak të sepsit të shkaktuar nga infeksioni.

Sipas drejtorit mjekësor të Autoritetit Shëndetësor të Tirolit të Jugut, Josef Widmann, mikroorganizmi lidhet me detergjentin industrial që përdorte spitali.

“Prania e këtij bakteri nuk është e jashtëzakonshme, pasi ai përbën një rrezik të vazhdueshëm për njësitë e terapisë intensive neonatale, jo për shkak të llojit të mikrobit, por për shkak të ndjeshmërisë së veçantë të këtyre pacientëve të vegjël dhe sistemit të tyre imunitar të papjekur”, tha drejtori i spitalit, Pierpaolo Bertoli.

Siç konfirmoi Widmann, të gjitha detergjentët e përdorur në institucionet shëndetësore të Bolzanos u tërhoqën menjëherë. Ndërkohë, drejtoresha mjekësore, Dr. Monika Zaebisch, njoftoi se spitali nuk do të pranojë për trajtim të tjera të porsalindur prematurë me rrezik të lartë deri në një njoftim të dytë.

Prokuroria e Bolzanos po shqyrton mundësinë e kryerjes së autopsive për të dy fëmijët, për të përcaktuar nëse vdekjet e tyre lidhen me neglizhencë mjekesore, gjë që mund të çojë në ndjekje penale.